Ed Sheeran ka aktivizuar llogarinë e tij në Twitter pas një shkëputje të shkurtër. Këngëtari anglez 26-vjeçar ka alarmuar fansat ditën e hënë pasi llogaria e tij në Twitter nuk ekzistonte.
Këngëtari vendosi të fshihte profilin e tij pas reagimeve të fansave lidhur me paraqitjen e tij të parë si aktor në “Game Of Thrones”.
Ai është rikthyer sërish, por postimet e tij para 23 prillit 2015 janë fshirë dhe ndjekësit e tij kanë rënë nga 19 milionë në 15.2 milionë.