Pas Kroacisë, Thaçi udhëtoi për vizitë zyrtare në Slloveni

Prishtinë | 02 Qer 2017 | 14:04 | Nga

Pas vizitës zyrtare në Kroaci, presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi ka udhëtuar për në Slloveni, ku do të pritet nga president ii këtij shteti, Barut Pahor.

Gjatë takimit me presidentin slloven, presidenti Thaçi do të bisedojë për bashkëpunimin ndërmjet dy shteteve.

Zyra për Informim e Presidentit ka konfirmuar se Thaçi pas takimit bilateral me presidentit slloven, ai do të merr pjesë edhe Samitin Brdo-Brione.

Atje, Thaçi do të merr pjesë në takimin e presidentëve të rajonit. Në këtë Samit mysafir special do të jetë presidenti i Gjermanisë, Frank-Walter Steinmaier.

Përveç takime me presidentët e rajonit, Sipas Zyrës për Informim, Thaçi do të zhvilloj një takim edhe me presidentin gjerman Steinmaier.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme