Pas Kupës dhe titullit, Barzagli e kërkon Ligën e Kampionëve

Prishtinë | 22 Maj 2017 | 13:16 | Nga

Andrea Barzagli i ka fituar gjashtë tituj radhazi me Juventusin dhe e konsideron këtë një aventurë të shkëlqyer, mirëpo e dëshiron edhe trofeun e Ligës së Kampionëve.

Mbrojtësi italian luan te Zonja e Vjetër që nga janari i vitit 2011 kur u transferua nga Wolfsburgu, në kohën kur Antonio Conte e mori drejtimin e skuadrës.

“Kemi kaluar një aventurë të jashtëzakonshme, e cila ka filluar në këtë stadium. Sa më shumë që shkojmë përpara, aq më shumë trofe duam”.

“Kemi pasur disa momente të errëta, mirëpo ne dimë si t’i zgjidhim menjëherë falë grupit solid, kemi një klub që është pas nesh dhe kemi një trajner, i cili e monitoron nga afër situatën”, ka deklaruar 36-vjeçari për Sky Sport Italia.

Juve tashmë e ka fituar Scudetton dhe Kupën e Italisë këtë sezon, ndërsa më 3 qershor luan kundër Real Madridit në finale të Ligës së Kampionëve.

“Do të japim maksimumin absolut. Jemi në formë të mirë, si fizikisht ashtu edhe psiqikisht”, ka shtuar italiani.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme