Alexis Sanchez i ka kritikuar ashpër ish-lojtarët e Arsenalit duke thënë se ata kanë shkaktuar dëme për shkak se kanë nxitur spekulime në media.
Sanchez ka insistuar se gjithmonë e ka dhënë 100% nga vetja për Arsenalin.
Sanchez e postoi një mesazh në llogarinë e vet në Instagram ku falënderoi stafin, bashkëlojtarët dhe adhuruesit e Arsenalit pas kompletimit të transferimit të tij të shumëpritur në Manchester United.
Por, në këtë mesazh, ai po ashtu goditi edhe analistët të cilët e patën vënë në pikëpyetje përkushtimin e tij në javët e fundit.
“Janë disa njerëz [ish lojtarët e Arsenalit] të cilët kanë folur pa qenë në dijeni se çfarë ndodh brenda klubit dhe kështu kanë shkaktuar dëme. Duhet të them se gjithmonë e kam dhënë 100% nga vetja, deri ën ditën e fundit, kur i kërkova trajnerit të isha në ekip sepse doja të jepja kontributin”, ka shkruar Sanchez.
Ish-legjenda e Arsenalit, Thierry Henry, e ngriti pyetje rreth unitetit të skuadrës së Arsenalit pas fitores ndaj Crystal Palace muajin e kaluar. Henry, në cilësinë e analistit të Sky Sports, nënvizoi si lojtarët e Arsenalit nuk festuan me kilianin golin e tij të parë në atë ndeshje.
Sanchez nuk e specifikoi se cilëve ish-lojtarë të Arsenalit po iu referohej.