Gratë që kanë lindur kohët e fundit mund të kenë një rrezik në rritje të zhvillimit të kancerit të gjirit.
Hulumtimet e kaluara kanë sugjeruar që lindja ka një efekt mbrojtës kundër kancerit të gjirit, por kërkimet e reja të publikuara në Analet e Mjekësisë së Brendshme kanë arritur në përfundimin se ndikimi parandalues mund të zgjasë dy dekada.
Hulumtuesit analizuan të dhënat nga 15 studime për të shqyrtuar rrezikun e kancerit të gjirit në lidhje me lindjen e fundit dhe ata gjetën se krahasuar me gratë e të njëjtës moshë që kurrë nuk kishin fëmijë, gratë që kishin lindur ishin në një rrezik në rritje për kancerin e gjirit.
Ky rrezik arriti kulmin pesë vjet pas lindjes dhe vazhdoi 24 vjet pas lindjes.
“Rreziku i përgjithshëm i kancerit të gjirit është i ulët gjatë viteve riprodhuese dhe madje edhe me këtë rritje, rreziku është ende i ulët në mesin e grave që kanë patur fëmijë kohët e fundit” tha Doktoresha Hazel Nichols, autore e studimit dhe anëtare e Universitetit të North Carolina Lineberger.
Kanceri i gjirit është më i zakonshëm tek gratë e moshuara, me 80 për qind të diagnozave të kancerit të gjirit në Shtetet e Bashkuara që janë në moshën 50 vjeç e lart. Mosha mesatare e diagnozës është 62.