Pas lirimit, Sylejman Selimi hap derën e shtëpisë, pret të gjithë që duan ta vizitojnë

Prishtinë | 26 Jan 2019 | 08:05 | Nga Ekonomia Online

Ish-komandanti i UÇK-së, Sylejman Selimi, ka thënë se nga mëngjesi i sotëm do të presë të gjithë mysafirët të cilët do të shkojnë për vizitë tek ai.

Këtë lajm e bëri të ditur Selimi për klankosova.tv, ai më tej tha se nuk mundet të jep deklaratë para mediave, pasi këtë e ka të ndaluar.

Selimi më tej ka thënë se si të ketë të drejtë ai do të flas para mediave, njofton Klan Kosova.

Sylejman Selimi është liruar me kusht te premten dhe ai do të jetë nën mbikëqyrje të Shërbimit Sprovues të Kosovës deri më 30.10. 2020.

Ai ishte arrestuar në maj të vitit 2013 dhe ishte shpallur fajtor për një vepër penale të krimeve të luftës kundër popullatës civile nga Gjykata Themelore në Mitrovicë më 27 maj 2015 duke u dënuar më 6 vjet burg.

Ndërsa, më  7 qershor 2018 është mbajtur rigjykimi për “Drenica 2”, më 11 qershor është mbajtur për “Drenica 1”.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme