Lladrovci pret në vizitë Sylejman Selimin, vendosin lule tek shtatoret e Fehmiut e Xhevës

Drenas | 22 Shk 2019 | 13:42 | Nga Ekonomia Online

Kryetari i komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci ka pritur në takim ish-komandantin e UÇK-së Sylejman Selimin.

Lladrovci ka thënë se është nderuar nga vizita e ish-komandantit të UÇK-së i njohur në luftën e fundit në Kosovë si Sulltani.

”Sot, kam qenë i nderuar me vizitën e mikut tim në Komunën e Drenasit, komandantit të UÇK-së, Sylejman Selimit-Sulltanit.

Së pari, Gjeneral Selimi më ngushëlloi për Babën Tush, duke evokuar kujtimet e tij për të si dhe më përgëzoi për detyrën e Kryetarit të komunës.

Bashkëpunimi ynë, ishte shumë domethënës e përmbajtjesor, në veçanti e kujtoj me emocion atë në UÇK dhe TMK. Po ashtu, isha i lumtur për emërimin e tij Ambasador në Ambasadën e Republikës së Kosovës në Tiranë.

Në takim, i kujtuam sfidat por edhe sukseset tona. Si gjithmonë, në punën ditore, e kaluara na motivon të bëjmë sa më shumë për qytetarët tanë, duke respektuar ligjet dhe zotimet për punë transparente.

Pas takimit të përzemërt në Komunë, së bashku, në shesh, pranë shtatoreve të heroit dhe heroinës, Fehmiut dhe Xhevës, vendosem lule, më pastaj u nisem te Kryetari i Skënderajt, Bekim Jashari, biri i heroit të Kombit, Hamzës, për vizitë miqësore.

Faleminderit për vizitën miku im, Komandant Sylejman Selimi!

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme