Sylejman Selimi i shkon për vizitë Isa Mustafës

Prishtinë | 04 Shk 2019 | 13:39 | Nga Ekonomia Online

Ish – Komandanti i UCK-së, Sylejman Selimi sot e ka vizituar të parin e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafën.

Këtë e ka bërë të ditur vet Mustafa përmes një postimi në faqen e tij në Facebook.

Mustafa është shprehur se Sylejman Selimi dha kontribut të rëndësishëm për çlirimin dhe shtetndërtimn e Kosovës

Postim i plotë:

Sot ishte nder i veçantë për mua dhe familjen time, të më vizitoj ish komandanti i UÇK-së, gjeneral Sylejman Selimi i shoqëruar nga deputeti dhe bashkëluftëtari, Anton Quni, i cili u interesua për shëndetin tim. Gjeneralit Selimit i shpreha gëzimin tim për lirimin e tij por dhe admirimin për qëndresën e tij burrërore e patriotike gjatë gjithë kësaj periudhe. Si Komandant i UÇK-së dhe më vonë në pozita të rëndësishme të larta shtetërore, Gjeneral Selimi dha kontribut të rëndësishëm për çlirimin dhe shtetndërtimn e Kosovës. IM

Image may contain: 4 people, people smiling, people sitting, table and indoor
Fjalë Kryesore:

Të ngjashme