Pas makiatos, nga nesër në Vushtrri do të shtrenjtohen edhe tostat

Prishtinë | 05 Maj 2021 | 16:10 | Nga Ekonomia Online

Para pak javësh është raportuar për një ngritje të çmimit të kafesë nga lokalet e gastronomisë në qytetin e Vushtrrisë, ndërsa tani çmimi do t’i ngritet edhe tosteve, një ushqim ky i shpejtë dhe i ngrohtë.


Mediat lokale në Vushtrri raportojnë se këtë e ka bërë të ditur një pronarët e lokaleve që shesin toste pa dashur t’i zbulohet emri, i cili ka shtuar se kjo po bëhet për shkak të shtrenjtimit edhe të produkteve të tjera që ndikojnë ngritjen e këtij çmimi.

“Jam njeri nder pronarët e lokaleve te tostave nëse bon ta postoni se nga e enjtja nesër ne te gjitha lokalet e Vushtrrisë Tosti do të kushton 0.70 cent. Ju kisha lutur ta postoni pa identitetin tim.” ka shkruar në kushte anonimiteti në redaksinë e Vushtrria Online  pronari i një prej lokaleve që e ofrojnë këtë ushqim.

Rikujtojmë se edhe së fundmi është raportuar për ngritje të çmimit të produkteve të konsumit gjë që mund të jetë edhe një arsye për ngritje të tilla të çmimeve.

Të ngjashme