Pas Malishevës, edhe Juniku shpall gjendje të jashtëzakonshme

Prishtinë | 06 Jan 2026 | 17:44 | Nga Ekonomia Online

Situata me vërshimet dhe përmbytjet në vend sa shkon dhe rëndohet.

Komuna e Junikut ka njoftuar se ka shpallur gjendje të jashtëzakonshme, shkruan IndeksOnline.

Në një njoftim zyrtar, Komuna bën me dije se ka formuar shtabin emergjent.

“Në këtë kuadër, fillimi i gjysmëvjetorit të dytë të vitit shkollor 2025/2026 shtyhet deri më 12.01.2026. I lusim qytetarët për kujdes të shtuar dhe të ndjekin njoftimet zyrtare. Ditët e humbura të mësimit do të kompensohen” thuhet në njoftim.

Pak më herët, edhe Komuna e Malishevës shpalli gjendje të jashtëzakonshme.

“Që nga orët e mesnatës, Komuna jonë po përballet me një situatë të rënduar si pasojë e reshjeve të dendura të shiut dhe përmbytjeve që kanë shkaktuar dëme të konsiderueshme në disa zona të territorit tonë. Si Kryetar i komunës, që nga momentet e para jam në terren bashkë me ekipet emergjente të shpëtimit, strukturat komunale, zjarrfikësit dhe Policinë e Kosovës, duke monitoruar nga afër situatën dhe duke koordinuar veprimet për mbrojtjen e jetës së qytetarëve dhe minimizimin e dëmeve”, ka deklaruar kryetari i Malishevës, Ekrem Kastrati.

Të ngjashme