Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg është takuar me Dërguarin e Special i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak ku kanë folur për marrëveshjes për targat mes Kosovës e Serbisë.
Përmes Twitter-it, Stoltenberg ka thënë se është interes i NATO-s dhe BE-së që të ketë zjgidhje të përbashkëta afatgjate në rajon.
Si theksoi se KFOR-i do të sigurojë një ambient të sigurt dhe liri të lëvizjes.
“Diskutuam me të dërguarin Special të BE-së, Miroslav Lajçak në lidhje me marrëveshjen për shtensionimin e situatës në veri të Kosovës. NATO e KFOR-i vazhdon të sigurojë ambient të sigurtë dhe liri të lëvizjes. NATO-ja dhe BE-ja kanë interes të përbashkët në zgjidhjet afatgjata politike në rajon”, shkruan ai.