Pas më tepër se 830 ditë, Betim Fazliji, ka pësuar humbjen e parë në ndeshje zyrtare me St. Gallenin.
St. Galleni është mposhtur 2:1 në udhëtim ndaj Thunit sot në ndeshjen e xhiros së 32-të të Superligës së Zvicrës në futboll. Fazliji luajti tërë ndeshjen. Me humbjen e pësuar St. Galleni ka humbur kreun. Pas 32 xhirove zë vendin e dytë me 62 pikë, dy më pak se Young Boysi që kryeson.
Për Fazlijin 21-vjeçar kjo ishte ndeshja e 22-të në Superligën e Zvicrës këtë stinor, ndërsa ai ka realizuar dy gola. Sa herë që luante Fazliji, St. Galleni fitonte apo barazonte. Por kjo seri ka mbaruar.