Pas mediave edhe lojtarët serbë merren me këpucët e Shaqirit

Prishtinë | 29 Maj 2018 | 09:07 | Nga

Këpucët e futbollit me të cilat pritet që Xherdan Shaqiri të luajë në ndeshjet e kampionatit botëror, janë bërë temë në Serbi.

Ka ditë që mediat serbe shkruajnë për ato këpucë, ndërsa së fundi kanë shkruar edhe media të vendeve të tjera të rajonit.

Këpucët e bardha të firmës “Nike”, Shaqiri i ka paraqitur në një fotografi të publikuar para pesë ditësh në rrjetet sociale, shkruan Koha Ditore.

Në njërën këpucë, në pjesën e prapme të saj, është paraqitur flamuri i Zvicrës, ndërsa në tjetrën flamuri i Kosovës. Paraqitja e flamurit të Kosovës në këpucët e Shaqirit është vlerësuar provokim për Serbinë nga mediat serbe.

Dhe së fundi me këpucët e futbollit të yllit shqiptar të Zvicrës janë marrë edhe lojtarët e Përfaqësueses së Serbisë. Është Dushko Toshiq, mbrojtësi 33-vjeçar, që ka folur për këpucët e Shaqirit.

Image

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme