Pas takimeve të mbajtura në Principatën e Monakos, Zëvendëskryeministrja dhe Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës e Republikës së Kosovës, znj. Donika Gërvalla, nis vizitën zyrtare në Andorra, ku do të zhvillojë takime me krerët e institucioneve më të larta shtetërore të këtij shteti.
Ministrja Gërvalla do të pritet në takim nga Kryeministri, z. Xavier Espot Zamora, Kryetari i Parlamentit z. Carles Ensenyat Reig dhe Ministrja e Punëve të Jashtme, znj. Imma Tor Faus. Në fokus të takimeve do të jetë bashkëpunimi mes dy shteteve dhe mbështetja e Andorrës në rrugën e anëtarësimit të Kosovës në mekanizmat ndërkombëtarë.
“Vizita e Ministres Gërvalla në Andorra është një mundësi e mirë e zhvillimit dhe fuqizimit të raporteve diplomatike mes dy shteteve, rritjen e bashkëpunimit në turizëm, shkëmbim të eksperiencave në diplomaci dhe fusha tjera me interes të përbashkët”, thuhet në njoftimin e MPJD-së.