Pas një kohe deputeti Krasniqi kthehet në Kuvend

Prishtinë | 28 Shk 2018 | 10:49 | Nga Donika Osmani

Në seancën që pritet të mbahet sot, ku pritet të votohet demarkacioni me Malin e Zi, është parë që ka arritur edhe deputeti i Vetëvendosjes, Frashër Krasniqi. Ndaj tij dhe tre aktivistëve të Vetëvendosjes është duke u zhvilluar një proces gjyqësor në lidhje me sulmin në Kuvend që ka ndodhur para dy viteve.

Ai është shoqëruar nga deputeti tjetër, Dardan Molliqaj, të cilin ky e ka mbështetur në ndarjen që ka ndodhur brenda Vetëvendosjes. Frashër Krasniqi do të jetë pjesë e grupit të deputetëve të cilët pritet të ndahen nga Vetëvendosja dhe ta formojnë partinë e re.

LEXONI EDHE:

http://cs13.temp.domains/~ekonomia/politike/frasheri-i-kthehet-kuvendit-te-pakenaqurit-e-vv-se-e-presin-me-torte/

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme