Pas një sëmundje të rëndë, sot ka ndërruar jetë gjyqtarja e Gjykatës Themelore të Gjilanit, Emine Salihu.
Lajmin e ka bërë të ditur kjo Gjykatë nëpërmjet një postimi në Facebook.
Gjyqtarja Salihu ka mbajtur pozitën e gjyqtares mbikëqyrëse në Degën e Gjykatës Themelore në Novobërdë.
“Kryetari i Gjykatës, Ramiz Azizi në emër të gjyqtarëve dhe stafit administrativ shpreh ngushëllimet më të sinqerta familjes Salihu.
Do të kujtojmë gjithmonë si punëtore e madhe, e ndershme, e sinqert dhe kolege e shkëlqyeshme. Prehu në paqe, Emine”, thuhet në njoftim.