Pas Osmanit, Nënsekretarja Allen do të takohet me Kurtin

Prishtinë | 19 Maj 2024 | 08:03 | Nga Ekonomia Online

Pas presidentes Osmani, me Nënsekretaren amerikane të Shtetit, Elizabeth Allen, do të takohet edhe kryeministri Kurti.

Takimi mes tyre do të nisë në orën 10:15 dhe do të mbahet në ndërtesën e qeverisë.


“Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, pret në takim Nënsekretaren e Departamentit të Shtetit për diplomaci publike dhe çështje publike, Elizabeth M. Allen. VENDI: Ndërtesa e Qeverisë. KOHA: 10:15. Mediat mund të marrin pamje nga oborri i Qeverisë.”

Të ngjashme