Pas paralajmërimit për zgjedhje brenda partisë, Rama mbledh të gjithë deputetët e PS dhe drejtuesit e degëve

Prishtinë | 04 Mar 2026 | 15:50 | Nga Ekonomia Online

Kryeministri Edi Rama mblodhi sot në selinë rozë deputetët e Tiranës dhe të gjithë drejtuesit socialistë të të gjitha njësive.

Top Channel raporton se ky takim vjen në vazhdën e mbledhjes dhe porosive të dhëna një ditë më parë në Kryesi.

Rama paralajmëroi nisjen në qershor të një procesi zgjedhor brenda Partisë Socialiste për zgjedhjen e kryetarëve të rinj të degëve të partisë në të gjitha bashkitë e vendit.

Të ngjashme