Pas parandalimit të sulmit të mundshëm terrorist në Maqedoninë e Veriut, reagon Ambasada e ShBA-së

Prishtinë | 16 Shk 2019 | 08:23 | Nga Ekonomia Online

Është evituar sulm terrorist në disa lokacione të Maqedonisë së Veriut, konfirmojnë nga MPB.

“Ministria e Punëve të Brendshme pas shkëmbimit të informacioneve operative me vendet partnere, në lidhje me planet potenciale dhe qëllime për kryerje të aktit terrorist në territorin e Republikës së Maqedonisë së Veriut nga ana e pjesëtarëve të strukturave radikale mbështetëse të ISIS-it, ka ndërmarrë masa operativo-teknike me qëllim të identifikimit të organizatorëve, logjistikës dhe kryerësve potencial të sulmit”.

“Me qëllim të parandalimit të sulmit terrorist MPB ka përgatitur plan të masave dhe aktiviteteve, me çka siguroi urdhra adekuat për zbatimin e tyre. Pas urdhrave të marrë, në disa lokacione në territorin e vendit, janë bastisur disa lokacione ku janë marrë gjëra dhe aparate të cilat janë të lidhura me sulmin e mundur. MPB vazhdon të kryej aktivitete dhe të ndërmarrë masa me të cilat punon për sigurimin e qytetarëve”, thuhet në njoftimin MPB-së.

Pas njoftimit të MPB-së, Ambasada e Amerikës në Shkup paralajmëroi qytetarët e vet të cilët qëndrojnë në Maqedoni që të jenë të vëmendshëm.

“Ekziston rrezik i ndonjë sulmi terrorist nga ideologjitë ekstremiste në Maqedoninë e Veriut. Sulmet terroriste dhe incidentet e tjera të sigurisë shpesh ndodhin pa asnjë paralajmërim, ndërsa shtetasit e ShBA-ve inkurajohen që të mbajnë nivel të lartë të gatishmërisë”, thuhet mes tjerash komunikatën e ambasadës së SHBA-ve në Maqedoninë e Veriut.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme