Qytetit të Prizrenit sot i është shtuar edhe një atraksion i ri. Bëhet fjalë për shtegun Via Ferrata “Panorama” me gjatësi prej rreth gjysmë kilometri.
Kryetari i Komunës së Prizrenit, Mytaher Haskuka ka publikuar fotografi të këtij shtegu në llogarinë e tij në Facebook, duke thënë se ky atraksion do të ndikojë në zhvillimin e turizmit malor.
“Ky është vetëm një prej projekteve që po punojmë në vazhdimësi për ta rritur ofertën turistike të qytetit, e sidomos atë të turizmit malor”, ka shkruar Haskuka.
Haskuka ka falenderuar të gjithë bjeshkatarët të cilët kontribuan në mënyra të ndryshme për realizimin e këtij projekti.
Ndryshe, Prizreni është qyteti i dytë në Kosovë pas Pejës që ka një shteg të tillë për ngjitje malore.