Pas përfundimit të edicionit të 57-të të Festivalit të RTSH-së ku fituese u shpall këngëtarja Jonida Maliqi ka patur reagime edhe nga artistë të tjerë në garë gjithashtu pretendentë për çmimin e parë.
Një prej tyre është edhe këngëtarja Soni Malaj e cila konkurronte me këngën “Më e fortë”. Pas finales ajo ka publikuar një status në rrjete sociale ku shpreh emocionet rreth kësaj experience për të.
”Ky dhjetor më fali një kujtim shumë të bukur, më tregoi se si muzika ime mund të bashkojë në 3 netë shqiptarët e mi, publikun tim dhe publikun e huaj. Ata që u bashkuan nën një gjuhë të panjohur, por e dashuruan si kurre me parë. U riktheva në një garë duke besuar, dashuruar e punuar fort për një këngë, me të cilen besoj edhe nga mbeshtetja juaj, do ta kemi refren gjatë sëbashku. Në cdo rrugetim, unë kam nxjerrë mësimet e mija. Të këtij dhjetori i kam në zemër. Urime kolegëve me të cilën ndamë skenën, Jonidës mbarësi në Izrael. Mezi pres të ndajmë projektet e tjera, ju dua pafund”,- shkruan Soni në profilin e saj në Instagram.