Shoqata Sindikale e Postës së Kosovës para disa ditësh ka alarmuar opinionin për keqmenaxhim nga ana e menaxhmentit të Postës së Kosovës, me theks te veçantë për ruajtjen e sigurisë së shëndetit të punëtorëve dhe pasurisë se kompanisë, raporton Ekonomia Online.
Kësisoj, duke ju referuar rastit të plaçkitjes së afro 40 mijë eurove të dedikuara për asistenca sociale, sindikata alarmoj se përveç dëmtimit te pasurisë se kompanisë seriozisht po rrezikohet jeta e punonjësve me rastin e bartjes se parave ne te gatshme (keshit) pa kurrfarë mase mbrojtjeje.
Ndërkohë, Ekonomia Online mëson se menaxhmenti i Postes së Kosovës më në fund (nën trysninë sindikale) gjeti zgjidhje qe bartja e parave e gatshme tani e tutje të bëhet nën përcjelljen e policisë.
Kryetari i kësaj Sindikate, Liridon Mirena, pati thënë se se kjo protestë është paralajmëruese për hapat e mëtejme Sindikalë që do t’i ndërmarrin nëse nuk realizohen kërkesat e tyre.