Pas takimeve në Prishtinë me krerët e PDK-së dhe LDK-së, ish-gjenerali i NATO-s, Wesley Clark, është takuar sot edhe me kryetarin e Gjakovës, Ardian Gjini.
Ky i fundit ka shkruar në Facebook se me gjeneralin Clark evokuan kujtime nga ditët e angazhimit për lirinë e vendit e gjithashtu folën për aktualitetin dhe të ardhmen euroatlantike të Kosovës.
“SHBA-të dhe Kosova pashmangshëm do jenë në një rrugë të perbashkët e të përjetshme”, ka shkruar ndër të tjera kryetari i Gjakovës.