Pas protestës në rrugën e kombit, ky është numri i të lënduarve

Prishtinë | 31 Mar 2018 | 16:40 | Nga

Sporteli i koncesionarit i vendosur për pagesën e Rrugës e Kombit, tashmë nuk ekziston më. Me gjithë rezistencën e policisë, protestuesit kanë shkatërruar me mjete të forta, duke i vënë flakën dhe duke rrëzuar skelat, strukturën e ngritur për pagesën e Rrugës së Kombit.

Policia nuk ia ka dalë t’i largojë protestuesit të cilët kanë thyer kabinat e sporteleve me vare dhe gurë.

Kështu nga përleshjet e dhunshme mes protestuesve dhe policisë, ka pasur edhe të lënduar e të plagosur nga të dy palët.

Paraprakisht njoftohet se kanë mbetur të dëmtuar 5 pjesëtarë të forcave të policisë, si dhe 12 qytetarë, pjesëmarrës në protestë.

Protesta nisi e qetë, por shkoi në përleshje mes tubuesve dhe forcave të policisë, ndërsa më pas u shkatërruan dhe dogjën sportelet e ndërtuara nga koncesionari.

Ndërkohë, zyrtari i parë që ka shkuar në vendin e protestës ka qenë e zv.drejtori i Policisë së Shtetit, Gjovalin Loka.

Të ngjashme