Kryetarja e partisë Alternativa, Mimoza Kusari-Lila pas publikimit të ekspertizës për rastin e Astrit Deharit ka shkruar se raporti ka hedhur dritë mbi të vërtetën.
Përmes një shkrimi në Facebook, Kusari-Lila ka thënë se drejtësia kosovare e ka testin jetik që të ndriqojë të gjitha rrethanat të cilat quan në vdekjen e Astritit Deharit.
“Institucionet e Kosovës duhet të dëshmojnë se kanë potencial të sjellin #DrejtësiPërAstritin dhe tërë familjen e tij, ndërsa qytetarët e Republikës duhet të marrin konfirmimin se Drejtësia në Kosovë ende ka shpresë!”, ka shkruar ajo.