Gjatë ditës së hënë u raportua se deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Xhavit Haliti ka deklaruar pasurinë e tij në agjensinë Kundër Korrupsioit, me mbi 5 milionë euro pasuri të paluajtshme.
Por një gjë të tillë e ka mohuar vetë Haliti përmes një postimi në rrjetin social facebook.
Ai ka thënë se e vërteta është se nuk ka as objekte afariste e as nëntë vetura.
Sqarimi i tij i plotë:
SQARIM PËR OPINIONIN PUBLIK
Dje disa media kanë raportuar pasaktësisht për pasurinë e përbashkët familjare të raportuar në Agjencinë kundër Korrupsion.E vërteta është se nuk kam as objekte afariste e as nëntë vetura.Të dhënat e pasurisë së përbashkët familjare, i kanë ngatërruar me të dhënat e ish-deputetit Xhavit Ukaj.
(Shih linkun: https://k-ks.org/…/decl…/2020/Kuvendi/Xhavit%20Uka11.pdf).Kurse të dhënat e pasurisë së përbashkët familjare të raportuara nga unë më 20.04.2021 në Agjencisë kundër Korrupsion, mund t’i gjeni në këtë link: https://akk-ks.org/…/Kuvendi%20i…/Xhavit%20Haliti.pdf
Vlerësoj se ky lajm është sponsorizuar si çdo herë tjetër në prag të Konventës së PDK-së, me qëllim të zbehjes së imazhit tim dhe të PDK-së, gjithashtu.
Për këtë rast, do të ndërmarrë të gjitha veprimet ligjore për të zbardhur të vërtetën, duke i paditur të gjithë ata që shpifin kundër meje për qëllime të caktuara.