Pas raportimit të EO-s, Ministria e Infrastrukturës pastron trotuarin e bllokuar nga shembja e dheut

Prishtinë | 19 Pri 2023 | 16:41 | Nga Ekonomia Online

Pas raportimit të Ekonomia Online se në magjistralen Prishtinë-Ferizaj, më saktësisht në pjesën e lagjes Veternik, ka ndodhur një shembje e dheut, nuk ka vonuar intervenimi i Ministrisë së Infrastrukturës. Këta të fundit, kanë ka larguar dheun duke bërë që qytetarët të kalojnë lirshëm atë pjesë.

Shembja ka ndodhur në magjistralen Prishtinë-Ferizaj, më saktësisht në pjesën e lagjes Veternik, duke bërë që këmbësorët të kalojnë nga shiriti emergjentë për të arritur në vendin ku duhet të shkojnë.

Kjo nuk është hera e parë që në këtë pjesë kanë ndodhur dëmtime, madje edhe trotuari ende pa u lëshuar në qarkullim ishte dëmtuar.

LEXO edhe:

Të ngjashme