Pas rasteve me COVID-19, futbollistët e Prishtinës nxjerren nga hoteli në Gjibraltar

Prishtinë | 22 Gus 2020 | 15:37 | Nga Ekonomia Online

Futbollistët e Prishtinës janë nxjerr nga hoteli ku kanë qëndruar në Gjibraltar pas konfirmimit me koronavirus të tetë lojëtarëve gjatë ditës së sotme.

Lajmin për klankosova.tv e ka konfirmuar futbollisti Kushtrim Gashi.

“Aktualisht jemi jashtë hotelit meqë nuk po na lejohet të hyjmë brenda, dy here kemi hyrë e është dasht me dalë prap”.

Tutje, Gashi tha se janë në pritje të vendimit të UEFA-së lidhur me fatin e ndeshjes që ishte paraparë të zhvillohej sot nga ora 18:00.

“Jemi në pritje të vendimit final nga UEFA, ne si ekip jemi mirë me shëndet, lojtarët janë mirë dhe nuk kanë simptoma. Ne si staf i ekipit gjatë ditës së djeshme kemi pasur stërvitje të përbashkët ku kemi hyrë me pasaportë në stërvitje gjë që nuk më ka ndodhur më herët”, tha Gashi.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme