Para disa dite ka pasur reagime të shumta për çmimin e lartë të barnave për virusin Covid-19.
Një prej deputetëve nga AAK-ja që reagoi për këto çmime ishte edhe Gazmend Syla.
Ai ju bëri thirrje institucioneve përgjegjës që të marrin masa karshi këtij problemi.
E, si duket ky reagim i tij dhe i të tjerëve ka pasur sukses, pasi që dje Ministria e Shëndetësisë, kanë shti në listën e barnave esenciale tri medikamente për trajtimin e Covid-19, ku do të jepen falas.
I menjëhershëm ka qenë reagimi i deputetit Syla për këtë rast, ku e ka quajtur këtë hap një vendim në dobi të qytetarve.
‘Të dashur qytetarë pas deklarimit tim të datës 31 gusht, rreth çmimit të lartë që qytetarët paguajnë për shërim nga Covid-19, organet përgjegjëse për shëndetësinë paskan reaguar pozitivisht. Që nga dje, tri medikamentet kryesore do të jepen falas si pjesë e listës esenciale: Remdesivir, Favipiravir dhe Hydroxychloroquine. Secili resor qeveritar, ka këshilltarë të mjaftueshëm, të cilët duhet të këshillojnë për veprime në dobi të qytetarëve, e jo të paguhen kot. Veprimet nuk duhet të merren vetëm pas presionit’, ka shkruar Syla në Facebook.