Pas rekordit, Bundestagu miraton masat e reja kundër Covid-it

Prishtinë | 18 Nën 2021 | 12:54 | Nga Ekonomia Online

Bundestagu ose dhoma e ulët e Kuvendit të Gjermanisë të enjten i miratoi porpozimet për masa të reja kundër pandemisë.

Këto propozime janë paraqitur nga tri partitë që po zhvillojnë bisedime për formimin e koalicionit të ardhshëm qeveritar, SPD, FDP dhe të Gjelbrit, shkruan BBC, transmeton Gazeta Express.

Deputetët gjermanë votuan një grup masash, përfshirë kufizimin e qasjes në transportin publik dhe hapësirat e punës vetëm për personat e vaksinuar ose të testuar.

Të premten, masat duhet të miratohen edhe nga dhoma e lartë e Kuvendit të Gjermanisë ose Bundesrat-i.

Të ngjashme