Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti ka udhëtuar për në Zvicër për të marrë pjesë në Forumin Ekonomik Botëror që mbahet në Davos/Klosters.
Aty do të takohet me përfaqësues të kompanive të ndryshme dhe liderë politikë si dhe do të marrë pjesë në panelin “Dialogu i Diplomacisë për Ballkanin Perëndimor”.
Siç njofton Zyra e Kryeministrit, gjatë qëndrimit në Zvicër, Kurti gjithashtu do të zhvillojë takime me mërgatën tonë.
Megjithatë, që nga 6 maji shefi i qeverisë ishte në ShBA.
Atje Kurti zhvilloi takime të ndryshme me zyrtarë të lartë amerikanë, përfaqësues të bizneseve dhe mërgimtarë.