Dita e djeshme është përcjellë me reshje të mëdha në pothuasje gjithë vendin.
Pos që pati vërshime në disa vende edhe niveli i ujit në liqenet akumuluese është rritur.
Këtë e bëjnë të ditur edhe nga KRU ” Prishtina” nëpërmjet një njoftimi ku sërish bëjnë thirrje për shpenzim racional të ujit të pijëshëm.
“Të nderuar konsumatorë, duke kërkuar nga ju që të vazhdoni me shpenzimin racional të ujit të pijshëm , ju njoftojmë me gjendjen e liqeneve akumuluese sipërfaqësore, pas reshjeve të shiut javën e fundit”.
“Sot, niveli i ujit në liqenin e Batllavës është 628.47 metra mbi nivelin e detit ose 6.53 m nën kuotën maksimale, ndërsa niveli i ujit në liqenin e Badocit është 640.10 metra mbi nivelin e detit ose 9.75 m nën kuotën maksimale. Nga java e kaluar, liqeni i Badocit ka ngritje të nivelit prej 0.95 metra, ndërsa ngritje më të theksuar kemi në liqenin e Batllavës 1.61 m”, thuhet në njoftim.