Mijëra azilkërkues janë zhvendosur në një strukturë të re të përkohshme në ishullin grek të Lesbos, 10 ditë pasi u shkatërrua kampi Moria nga zjarri.
Sipas medieve të huaja, zjarri i cili shpërtheu më 9 shtator la të pastrehë mbi 12 mijë refugjatë, ata kryesisht vijnë nga Afganistani, Siria dhe nga vende të ndryshme afrikane.
Rreth 9,000 njerëz ishin vendosur në kampin e ri, i krijuar nga autoritetet në Kara Tope pranë portit Mytilene. Qindra të tjerë ishin zhvendosur në një qendër të menaxhuar nga një organizatë jo-qeveritare.
Refugjatët si fillim u testuan për COVID-19 para se të hynin në kamp, derisa të paktën 214 prej tyre u vendosën në karantinë pasi rezultuan pozitivë me coronavirus.