Banorët e Big Brother kanë luajtur mbrëmë me shishe. Si rrallë herë, ata u janë përgjigjur pyetjeve të njëri-tjetrit pa rezerva.
Shumica e tyre kanë befasuar me përgjigjet që kanë dhënë.
Ishte rradha e Donaldit për të drejtuar një pyetje Monikës.
I vënë në vështirësi për të gjetur pyetjen ideale Donaldi i drejtohet asaj me një kërkesë në dukje naïve dhe të pafajshme: A më do ti mua?
Monika nga ana tjetër e priti me buzëqeshje këtë pyetje, ndërsa shtoi: Unë ty të dua shumë, dhe ti e di shumë mirë pse…