Kejsi dhe Stesi kanë qenë padyshim një ndër ciftet më të komentuar të Showbizit. Ndarja e tyre u shoqërua me një bujë të madhe në media, e cila vazhdoi për ditë me rradhë. Pas ndarjes Stresi u shpreh se ekzistonte mundësia që dyshja të riktheheshin dhe Kejsi ende ruan marrëdhënie shumë të mira me prindërit e tij.
Së fundmi një foto e publikuar nga Kejsi në Instagram i ka bërë të gjithë të mendojnë se rikthimi për të cilin foli Stresi para ca kohësh, mund të ketë ndodhur. Në foton në fjalë bukuroshja mban në duar unazën që i ka dhuruar Stresi dikur. “Se një femër duron shumë”, ka shkruar ajo krahas fotos me të cilën ka arritur t’i konfuzojë të gjithë se mund të jenë rikthyer sërish bashkë.