Zëvendës-kryeministri i Malit të Zi me emrin Dritan Abazoviq do të marrë pjesë në përkujtimin e viktimave të gjenocidit të Srebrenicës pas deklaratave skandaloze që dha ish kolegu i tij në kabinetin e qeverisë malaziase.
Lajmi u konfirmua nga Sadik Ahmetoviq, ish ministër i Sigurisë në Bosnje dhe Hercegovinë.
Vitin e kaluar praninë në Srebrenicë e kishte konfirmuar Milo Gjukanoviq, president i Malit të Zi, por për shkak të situatës epidemiologjike nuk kishte marrë pjesë.
Një lajm tjetër që ka zemëruar serbët është edhe dhurimi i vaksinave nga Mali i Zi për Forcat e Sigurisë së Kosovës [FSK].
Së fundi, Qeveria e Malit të Zi e ka shkarkuar ministrin e saj që e mohoi gjenocidin në Srebrenicë.