Disa gazeta amerikane patën probleme të mëdha në shtypjen e tyre dhe në shpërndarje të shtunën për shkak të një sulmi kibernetik, raporton BBC, transmeton Klan Kosova.
Sulmi bëri që të vonohej shpërndarja e The Los Angeles Time, Chigago Tribune, Baltimore Sun dhe titujve të tjera që i përkisnin “Tribune Publishing”
Kompania tha se se zbuloi virusin së pari të premten , kur goditi gazetat që shtypeshin në të njëjtën fabrikë.
Sulmi dyshohet se ka ardhur nga jashtë SHBA-së, sipas Los Angeles Times.
Gazetat e Bregut Perëndimor të Ëall Stress Journal dhe The News York Times, që kanë të njëjtën platformë prodhimi në Los Angelos, u prekën gjithashtu.
“Ne besojmë se synimi i sulmit ka qënë të dëmtojë infrastrukturën, më saktësisht serverat, sesa të synonte të vidhte informacionin”, tha një burim anonim që kishte informacion mbi sulmin.