Metrotë e Moskës, kanë cicëruar përmes llogarive të tyre në Twitter, se do të shtojnë masat e sigurisë.
Diçka e tillë në vazhdën e shpërthimeve në Shën Petersburg.
Moska, ka njoftuar po ashtu se ofron ndihmë për të gjithë pasagjerët të cilët ishin në metron e Shën Petersburgut.
Metroja e Shën Petersburg shërben cdo ditë me nga dy million pasagjerë në pesë linjat e saj.
Deri tani metroja e cila ishte shënjestër e sulmit ku mbetën 10 persona të vrarë e rreth 50 të tjerë të plagosur, tashmë ka mbyllur të gjitha stacionet.