Facebook ka thënë se do të bllokojë lavdërimin, mbështetjen dhe përfaqësimin e nacionalizmit të bardhë dhe separatizmit në këtë rrjet social si dhe në Instagram, duke filluar nga java e ardhshme.
Gjiganti i mediave sociale premtoi gjithashtu të përmirësoje aftësinë e tij për të identifikuar dhe bllokuar materialet nga grupet terroriste.
Përdoruesit e Facebook që kërkojnë terme ofenduese do të drejtohen në një organizatë bamirëse që lufton ekstremizmin e djathtë.
Rrjeti social është nën presion të madh pasi sulmuesi i dy xhamive në Zelandën e Re ka transmetuar live tërë sulmin.
Facebook më parë kishte lejuar disa përmbajtje të nacionalisteve të bardhë që nuk i konsideronte raciste – duke përfshirë edhe lejen që përdoruesit të thërrisnin për krijimin e etno-shteteve të bardha.