Pas takimi me Mitchellin, Vuçiq e ka të qartë se ç’mund të bisedojë me Moskën për Kosovën

Prishtinë | 15 Mar 2018 | 14:38 | Nga

Analisti Dushan Janjiq ka vlerësuar se shpreson se vizita e zyrtarit amerikan Wess Mitchell në Beograd kryetarit të Serbisë Alksander Vuçiq i ofron pamjen e hapësirës se deri ku mund të shkojë me qëndrimet e veta për Kosovën.

“Për Vuçiqin takimi ka qenë rast, ndoshta jo aq sa për t’u përgjigjur por për ta vërejtur hapësirën se deri ku mund të shkojë kur t’i paraqesë qëndrimet e veta për zgjidhjen e çështjes së Kosovës”, ka thënë Janjiq për agjencinë serbe të lajmeve beta dhe ka shtuar se do të pasojë seria e takimeve serioze që do t’i mundësojë Vuçiqit ta përpunojë platformën e në të cilën do të paraqesë edhe qëndrimet e dialogut të brendshëm për Kosovën, transmeton Koha.net.

Sipas fjalëve të Janjiqit, formati i ri i dialogut të Beogradit e Prishtinës nis në fillim të majit.

Ai ka përkujtuar se edhe Berlini del me konceptin final më 22 mars, ndërsa SHBA-ja tashmë e ka pakon e vet për Serbinë si “shkop e karotë”.

Sipas fjalëve të Janjiqit, Vuçiq pas takimit me Mitchellin sheh se ka problem me ministrat Aleksandar Vulin e Ivica Daçiq me idenë rreth ndarjes së veriut të Kosovës.

Janjiq ka theksuar se detyra kryesore e Mitchellit në Beograd ka qenë të nxisë rifillimin dialogut.

“Kjo ka qenë tema kryesore, e kjo do të thotë se ai i ka njoftuar të gjitha palët se ka ndër mend të përfshihet në dialog “, ka thënë Janjiq dhe ka shtuar se SHBA-ja në të ardhmen nuk do të mbetet jashtë sallës, se përfaqësuesit e Waishingtonit do të kenë mandat për të marrë pjesë në negociata.

Sipas Janjiqit, takimi është shfrytëzuar që Vuçiq të njihet me parimet kryesore me të cilat Washingtoni do të udhëhiqet në zgjedhjet e çështjes së Kosovës dhe e kundërta.

“Njëra nga ato është se duhet të mbyllet çështja e Asociacionit të Komunave serbe, që është mirë për Serbinë, e tjetri se duhet të përfundojë rrëfimi për anëtarësimin e Kosovës në organizatat Kombeve të Bashkuara që është mirë për Prishtinën”, ka thënë Janjiq duke shtuar se Mitchell nuk është njeri që merr vendime por që ndikon në formulimin e politikave.

Janiq ka përkujtuar se SHBA- ja nuk mund të presë gjithmonë me mos sqarimin e rastit të vrasjes së vëllezërve Bytyçi si dhe vrasjes së Ivanoviqit.

Takimi, siç ka vlerësuar Janjiq, i ka ndihmuar kryetarit serb të krijojë platformë të qartë se çfarë mund të bisedojë me rusët e çfarë me amerikanët.

Ai ka përfunduar se Serbia e Vuçiq në platformën e duhet të parashohin e si do të kenë konsultime të rregulla publike me Pekinin e Moskën.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme