Pas takimit me Haradinajn, Thaçi niset për në SHBA

Prishtinë | 04 Shk 2019 | 10:58 | Nga Ekonomia Online

Pak pas takimit që pati me kryeministrin e Kosovës, i pari i vendit, Hashim Thaçi është nisur për në Shtetet e Bashkuara.

Në rrjetin social Facebook, presidenti ka shkruar se do të marrë pjesë në Lutjet e Mëngjesit.

“Miqësia me SHBA-në dhe vlerat perëndimore do të jenë përjetësisht përkushtim i Republikës së Kosovës”, ka shkruar ai.

Postimi i plotë:

Sapo u nisa për në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ku bashkë me liderë të shumtë botërorë do të marrë pjesë në Lutjet e Mëngjesit. Miqësia me SHBA-në dhe vlerat perëndimore do të jenë përjetësisht përkushtim i Republikës së Kosovës. HTH

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme