Ditën e djeshme një sërë tërmetesh tronditën Maqedoninë, lëkundje të cilat u ndjenë shumë edhe në disa nga qytetet e Shqipërisë.
Sipas të dhënave mësohet se janë regjistruar më shumë se 100 tërmete me magnitudë të ndryshme. Lëvizjet sizmike vazhdojnë ende në shtetin fqinj.
Lëkundjet e forta të tërmetit me epiqendër pranë fshatit Kosel, 12 km në verilindje të Ohrit, janë cilësuar si rizgjimi i vullkanit Duvallo.
Këshillat për banorët e Ohrit është që ta kalojnë natën në tenda, pasi kjo është mënyra më e sigurt për t’i bërë ballë një tjetër tërmeti të mundshëm.
Në zonën e vullkanit janë hapur gjashtë vrima të reja ku dalin tym të përbërë nga dioksidi i karbonit dhe hidroksid i suqfuri nga vullkani i vetëm aktiv në Ballkan.
Pasojat e hirit vullkanik do të përhapen edhe më tej dhe do të ndihen edhe në Shqipëri dhe vendet e tjera të Ballkanit.