Një vullkan shpërthen afër kryeqytetit të Islandës

Prishtinë | 20 Mar 2021 | 09:03 | Nga Ekonomia Online

Një vullkan ka shpërthyer në jugperëndim të kryeqytetit të Islandës, Reykjavik, ka bërë të ditur zyra meteorologjike e shtetit.

Sipas kësaj zyre, plasaritja si pasojë e vullkanit ka shkuar deri në 700 metra largësi ndërkohë që shpërthimi i fundit vullkanik në këtë pjesë të Islandës kishte ndodhur para 800 vjetësh.

Islanda ka shënuar më shumë se 40.000 tërmete në tri javët e fundit ndërkaq në vitin 2010 shpërthimi i një vullkani tjetër kishte shkaktuar ndalimin e trafikut ajror nëpër Evropë, raporton BBC.

Mirëpo, shpërthimi i këtij vullkani nuk pritet të shkaktojë pasoja të ngjashme.

Helikopteri i rojës bregdetare është dërguar rreth 30 kilometra afër Reykajvikut për të analizuar zonën.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme