Çifti i famshëm ka qenë së bashku për tetë vjet dhe ka një djalë 18 muajsh.
Megjithëse kohët e fundit modelja Rosie Huntington-Whitely tha se nuk po nxiton të martohet, “Daily Mail” shkruan sot se bukuroshja do të kurorëzohet më në fund me aktorin e famshëm Jason Statham.
Biondina 31-vjeçare dhe aktori 51-vjeçar do të martohen në një ceremoni festive gjatë vigjiljes së Vitit të Ri. Dasma do të organizohet në shtëpinë e tyre në Hollywood.
Çifti u takua në vitin 2010 gjersa besohet se janë fejuar në vitin 2016 ndërsa në qershor të vitit të kaluar u bënë prindër të Jack Oscarit
Çifti donte të martohej gjatë vitit të kaluar, por vendosën ta shtynin gjithçka derisa djali i tyre erdhi në botë.
“Ne të dy jemi të njëjtë, ne të dy jemi përqendruar në punë dhe më pas hyri Jack. Ne e diskutuam tashmë këtë temë, ne e presim me padurim këtë moment, por kjo nuk është një përparësi për ne në momentin që mendoj se do të jetë shumë më zbavitëse kur fëmija të rritet dhe mund të jetë pjesë e dasmës “, thotë supermodelja.
Ndryshe, Statham është duke punuar në projekte të reja filmike që do të shfaqen gjatë vitit të ardhshëm në ekranet e mëdha të kinemave botërore.