Ende po qëndron në vendin e ngjarjes autobusi ndaj të cilit është shtënë mbrëmë nga një person i maskuar ku 3 persona mbetën të vdekur e 1 i plagosur.
Ndërkaq Prokuroria e Policia ka vazhduar hetimet edhe gjatë gjithë ditës, po që të reshurat e mëdha janë duke e penguar në masë punën e tyre.
Sipas prokurorisë deri më tash janë intervistuar shumë persona dhe basitje gjatë mëngjesit por nuk është gjetur ndonjë provë në drejtim të idetifikimit të të dyshuarit.
Në Gllogjan famijarët kanë hapur dyert për të pritur për ngushëllime për dy nxënësit që humbën jetën mbrëmë nga ky fshat, ndërs dyert për ngushëllime janë hapur edhe në familjen e shoferit të autobusit.
Edhe famijarët thonë të mos kenë ndonjë person të dyshuar me të cilin mund të kenë pasur konflikt të mëhershëm.
Mbrëmë derisa autobusi po barte nxënësit e shkollës së mesme, që ktheheshin nga mësimi është sulmuar nga një person ku mbeten të vrarë 3 persona e një i plagosur. Në autobus gjendeshin 8 nxënës.
Ekpipi i Ekonomia Online ka qëndruar në Gllogjan.
Kryetari AAK-së Ramush Haradinaj vizitë ngushëlluese te familjet Mustafaj e Hamzaj.
“Është e padrejtë kjo që ka ndodhë, vërtetë e padrejtë, e dhimbshme. Po bëmë bisedë që nuk kemi me u ndalë me punu që me u vendos drejtësi, në këtë rast padrejtësia dhe njëkohësisht nuk kemi me u ndal me punu që me u forcu rendi dhe ligji e kurr kërkush mos me mujt me rreziku askënd në Kosovë. Pra të gjithë me qenë të lirë e të sigurtë”, tha Haradinaj për Ekonomia Online.
“Ngjarja ka ndodhur mbrëmë rreth orës 18:40, domethënë përderisa autobusi prej Gjakovës ishte duke i kthyer në fshat tonin. Në mes të fshatit Gllogjan dhe Shpatej ka dalë një person i maskuar, sipas përshkrimit që e kan bërë ka pas kapele, maskë edh e ka dalë në rrugë nga afërsia ka shti me kallashnikov në drejtim të autobusit”, tha Binak Mustafaj, familjari i vikimës Genta Mustafa.
Tutje ai tha se djali i djalit të axhës së tij, Blendi Mustafaj ka qenë në autobus dhe ka treguar se një person ka dalur në ato momente.
“Autobusi ka qenë në lëvizje dhe ka ra në rrugë”.
Tutje ai thotë se nuk kanë dyshime te askush. Këtë rast ai e cilëson si rast kriminal e terrorist.
Për ngushëllim tek familjarët e viktimave ishte edhe Kryetari i OVL-UÇK-së Faton Klinaku.
“Për ngjarjen tragjike që ndodhi dje erdhëm që të ua marrim sado pak dhimbje si organizatë e veteranëve të luftës sepse këta fëmijë këta nxënës që ndodhi kjo ngjarja dje e kanë merituar që të shkollohen dhe ti duhen atdheut tonë. Po ndodhi si ndodhi dhe dëshirojmë po ashtu siç e tha zoti Haradinaj që këto ngjarje të mos na përsëriten dhe drejtësia të vihet në vend”
Klinaku tha se gjithashtu kanë ardhur që të bëjnë homazhe me rastin e festave të nëntorit.