Pas tri transferimeve, Barcelona i largon tetë futbollistë

Prishtinë | 13 Kor 2016 | 19:20 | Nga

Tetë futbollistë pritet të largohen nga Barcelona në këtë afat kalimtar.

Pas transferimit të Denis Suarez, Samuel Umtitit dhe Lucas Digne, drejtuesit e Barçës tani do të koncentrohen në largimin e disa futbollistëve.

Problemi më i madh është krijuar me lojtarët të cilët janë kthyer nga huazimet, e të cilët nuk bëjnë pjesë në planet e trajnerit Luis Enrique.

Sipas Sport.es, nga “Camp Nou” në këtë verë pritet të largohen Alex Song, Martín Montoya, Alen Halilovic, Thomas Vermaelen, Adriano, Tello, Douglas dhe Claudio Bravo.

Nga klubi “Blaugran” tashmë është larguar mbrojtësi i djathtë, Dani Alves, që iu bashkua kampionit të Italisë, Juventus.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme