Tri ditë pas tubimit të Lëvizjes Vetëvendosje në sheshin kryesor të Prishtinës, deputetja e kësaj partie, Fatmire Kollçaku, ka shkuar për të bërë testimin për koronavirus në Pejë.
Siç mëson Gazeta Sinjali, deputetja Kollçaku ka rezultuar negativ në testin për koronavirus.
E pyetur se a ka të bëjë testimi për koronavirus për shkak të pjesëmarrjes së saj në tubimin e Lëvizjes Vetëvendosje, në të cilin u panë numër i madh i pjesëmarrësve, Kollçaku e ka mohuar një gjë të tillë.
“Unë jam mjeke dhe nuk besoj që duheni me u habit që u testova, sepse është e qartë që me rritje të rasteve edhe kontaktet e mundshme rriten. Kjo fare nuk ka të bëjë me protestën”, thuhet në përgjigjen me shkrim të deputetes Fatmire Kollçaku.
Lëvizja Vetëvendosje ka mbajtuar tubimin me mijëra pjesëmarrës në 15 vjetorin e themelimit të partisë, në kohën kur në vendin tonë rritej çdo ditë e më shumë numri i personave të prekur me koronavirus.
Ky tubim është kritikuar shumë nga njohësit e fushës së shëndetësisë, pasi aktualisht nuk rekomandohet grumbullimi i shumë njerëzve pa mbajtur distancën fizike.