Pas vizitës disa ditore në Austri, kreu i AAK-së Ramush Haradinaj, ka udhëtuar për në Regensburg të Gjermanisë. Në një njoftim të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, bëhet e ditur se sot Haradinaj bashkë me deputetë dhe anëtarë të kryesisë në ora 15:00 do të zhvillojë takim me bashkatdhetarët që jetojnë në rrethinën e Regensburgut.
“Konsolidimi i AAK-së në diasporë është tregues që Aleanca po kthehet në adresën kryesore për qytetarët e Kosovës dhe agjendën shtetformuese”, thuhet në njoftimin të faqes zyrtare të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës.