Pasi ka ushtruar të drejtën e tij për të votuar, kandidati për kryetar të Prishtinës, Arben Vitia, ka ndarë një fotografi me bashkëshorten e tij, Meritën.
“Pas votimit, bashkë me Meritën në rrugën B po e pijmë nga një kafe. Ditë e mirë për kryeqytetin”, ka shkruar Vitia krahas fotografisë.
Pas votimit, Vitia deklaroi që sot është një ditë thelbësore për demokracinë e shtetit tonë.
“Është një ditë thelbësore për demokracinë edhe për shtetit tonë, sot vendoset fati i kryeqytetit tonë ndaj është e rëndësishme që secila dhe secili të marrin pjesë në këtë proces të votimit, prandaj bëj ftes që masivisht të gjitha bashkëqytetaret dhe bashkëqytetarët tonë të dalin në këto zgjedhje dhe ta forcojnë demokracinë e të japim shembull demokracisë siç kemi dhënë në këto vitet e kaluara”, u shpreh Vitia.