Pasagjerët e rrahin taksistin në Prizren, ia grabisin telefonin dhe paratë

Prishtinë | 15 Dhj 2021 | 09:51 | Nga Ekonomia Online

Një taksist në Prizren është sulmuar fizikisht mbrëmjen e së martës derisa po transportonte dy pasagjerë, të cilët ia kanë grabitur telefonin dhe 60 euro.

Në raportin e Policisë për 24 orët e fundit thuhet se më 14.12.2021 në Rrugën “Ekrem Rexha” në orën 22:00 viktima mashkull kosovar ka raportuar se deri sa kishte qenë duke transportuar taksi dy të rinj.

“Të njëjtit e kanë sulmuar fizikisht taksistin dhe ia kamë grabitur telefonin dhe rreth 60 euro para të gatshme”, thuhet në njoftim, transmeton Telegrafi.

Viktima ka pësuar lëndime të lehta trupore, për çka dhe i është ofruar tretmani mjekësorë. Rasti është duke u hetuar.


Fjalë Kryesore:

Të ngjashme